Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Maj 2020, 14:02

Flet Veliaj: Ja arsyeja pse Mira Kazhani dhe Bieta Sulo u punësuan në Ujësjellës

Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se dy moderatoret e njohura Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara te Ujësjellësi. Kazhani punonte si këshilltare ekonomike me një pagë prej 83 mijë lekësh ndërsa Sulo si specialiste me 55 mijë lekë të reja.

Së fundmi në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një intervistë për "Real Story" Veliaj e ka mbrojtur punësimin e dy gazetareve, duke u shprehur se dhe në Boston ndodh që specialiste/ këshilltare mediash të punësohen dhe të paguhen me taksat e qytetarëve.

"Përsa i përket një kompanie siç është UKT-ja, një ndër kompanitë më të mëdha në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka gjithmonë nevojë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht.

Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në Boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën se si do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci", u shpreh kryebashkiaku.

Minuti 32:55 në video: