Festa që bënë mjekët shqiptarë në Itali pas përfundimit të misionit në vendin fqinj, bëri bujë të madhe në media. Pronari i hotelit në Brescia telefonoi policinë dhe mjekët u gjobitën.

Së fundmi ministrja Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin "Zonë e lirë" dhe gjatë intervistës ka folur dhe për këtë çështje. E pyetur nga moderatori Arian Çani në lidhje me gjobën që morën mjekët shqiptarë, Spiropali është shprehur se ata që dinë të fitojnë, dinë dhe të festojnë. Si rrjedhojë e kanë hallall gjobën dhe nuk duhet të shqetësohen për të.

"Ata që dinë të fitojnë, dinë dhe të festojnë. Ata janë larguar me shumë nder dhe me shumë falenderime nga shteti italian. Ata kanë shkuar për të pirë një gotë, e kanë hallall gjobën, le ta kenë marrë. Të mos shqetësohemi për të", u shpreh ministrja.
