Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Maj 2020, 11:11

Humbi jetën nga Covid-19, amaneti prekës i shqiptarit në Itali

Një shqiptar, i quajtur Altin Hyso ka humbur jetën nga Koronavirusi në Itali. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte në ndërtim. 45-vjeçari vuante prej gjashtë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe koronavirusi e përkeqësoi akoma më tepër gjendjen e tij.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Chieti-t. Hyso iu kishte lënë amanet mjekëve të vdiste në shtëpi, pranë familjarëve por fatkeqësisht kjo nuk është realizuar.

"Dua të vdes në shtëpinë time", është shprehur 45-vjeçari për stafin mjekësor. Familjarët kanë treguar për mediat se po prisnin rezultatin e tamponit të dytë për ta sjellë në shtëpi por nuk iu ka mjaftuar koha.

Burimi: “Il messaggero”