Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Maj 2020, 09:09

Thanë se ka vdekur, Kim Jong rishfaqet në publik pas 20 ditësh

Pas tre javësh mungesë dhe që nuk ishte dukur askund, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është shfaqur sërish. Mediat lokale kanë shkruar se ai është paraqitur me 1 Maj, për të festuar "Ditën e punëtorëve" dhe ka përuruar një fabrikë mbeturinash.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka prerë shiritin e hapjes dhe të pranishmit kanë shpërthyer në duartrokitje për rishfaqjen e tij. Ai nuk ishte shfaqur në media që prej datës 12 Prill dhe që atëherë ka pasur spekulime të ndryshme globale mbi shëndetin e tij.

Në rrjet u përhapën shumë lajme që e mendonin të vdekur. Pavarësisht raportimit të mediave lokale, media të tjera si psh CNN shkruajnë se ende nuk është vërtetuar nëse informacioni është i vërtetë apo jo, nëse fotografitë janë aktuale ose mund të jenë shkrepur më parë.

Burimi: "CNN"