Gazetari i njohur, Enkel Demi ishte i ftuar sot në emisionin "Historia ime" në TV Klan, ku në një intervistë me Mirela Milorin, foli për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Enkeli duke folur për bashkëshorten e tij, Mesilën, u shpreh se ndihet shumë me fat dhe i bekuar.

"Jam njeri i bekuar nga Perëndia, ku ka më mirë se kaq domethënë. Unë ndihem njeri me shumë fat. Pavarësisht se si ka shkuar rrugëtimi ynë në jetë, mendoj që jemi në një fazë të jetës që mund të na shkojë dhe fjala lumturi.

Mesila është njeri i vendosur dhe shumë shpesh i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe kjo ka krijuar herë pas here një imazh jo të mirë për të, sikur ajo është një grua e fortë, e rreptë, sikur gjithë ditën grindet edhe gjëra të kësaj natyre. Është krejt e kundërta, është një njeri shumë sentimental si natyrë, gatuan shumë mirë, bën punë shtëpie, është me një sens humori të jashtëzakonshëm.

Megjithatë për disa njerëz nuk ka arritur dot ta përcjellë, edhe për faktin se në disa momente të forta politike, ajo ka qenë e pranishme në studiot televizive dhe ka mbajtur ca qëndrime, që njerëzit mund t’i kenë ndarë më dysh. Është e ndershme dhe unë nuk do t’ja kërkoja kurrë që të bënte të kundërtën e asaj. Ajo ashtu është, domethënë është shumë e ndershme në atë që thotë, domethënë e beson atë që thotë, nuk thotë një gjë që nuk e beson", u shpreh Enkel Demi.
