Nga Shqipëria / E Premte 1 Maj 2020, 16:04

E dhimbshme/ Gruaja e ve në Kenia gatuan gurë për fëmijët

Një grua e ve i ka prekur të gjithë në Kenia, pasi u filmua duke i gatuar gurë 8 fëmijëve të saj të uritur, me shpresën se të vegjlit do i zinte gjumi derisa "ushqimi" të ishte gati. E veja punonte në lavanderi, por për shkak të pandemisë, tani ka mbetur pa punë. Ishte fqinji i saj që e filmoi dhe njoftoi mediat për gjendjen ekstreme të varfërisë.

Pasi u intervistua nga televizioni NTV i Kenias, gruas i është ofruar ndihmë nga i gjithë vendi. Peninah Bahati Kitsao e përshkroi ndihmën si një mrekulli. Ajo jeton në një shtëpi ku nuk ka as ujë dhe as drita.

"Nuk besoja se populli i Kenias ishin kaq të dashur dhe kam marrë telefonata nga i gjithë vendi duke më pyetur se si mund të më ndihmojnë", tha Kitsao për portalin Tuko.

"Fëmijët filluan ta kuptojnë se po i gënjeja, por nuk mund të bëja asgjë sepse s'kisha asgjë", tha ajo.

Burimi: BBC