Nga Shqipëria / E Premte 1 Maj 2020, 17:05

E rëndë/ Doli për t'u stërvitur, gjendet i vdekur futbollisti 26-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një futbollist 26-vjeçar, Manos Kazanzolu ka humbur jetën në rrethana misterioze.

Ai kishte shkuar në një zonë malore në Kavala për t'u stërvitur dhe më vonë është gjetur pa ndjenja nga disa kalimtarë. Kazanzolu është dërguar menjëherë në spital por pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai kishte ndërruar jetë. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Burimi: "Panorama.al"