Modelja Gigi Hadid ka konfirmuar lajmet se ajo është shtatzënë në një intervistë me Jimmy Fallon në "Tonight Show". Gigi është në pritje të një fëmije me këngëtarin Zayn Malik.

"Ne dëshironim që ta jepnim lajmin sipas kushteve tona, por jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen tuaj", tha Gigi.

Modelja zbuloi edhe nepsin e shtatzënisë duke treguar se ka neps për bagels, lloj buke e ngjashme me gjevrekë. Madje edhe tortën e ditëlindjes e kërkoi kështu.

Gigi e festoi 25-vjetorin me familjen në Pensilvani dhe tregoi që gjatë festës, kur u zbuluan dhe gjininë e bebit, kishte qarë shumë.

Sipas "TMZ" Gigi dhe Zayn janë në pritje të një vajze.



