Astrologia e njohur, Meri Shehu ishte e ftuar sot tek "Rudina", për të dhënë parashikimin e muajit Maj. Meri u shpreh se Maji është një muaj shumë i rëndësishëm që do sjellë konfuzion, por edhe rregullime. Lexoni më poshtë renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat për muajin Maj nga Meri.
12.Dashi - Do ndihen të frenuar në ecurinë dhe veprimtarinë e tyre gjatë këtij muaji. Në çështjet ligjore, pune dhe karriere do fillojnë pengesat, rishikimet e gabimeve që mund të kenë bërë.
11.Peshqit - Fillojnë probleme, keqkuptime me të afërmit, probleme në marrëdhëniet erotike, qëllimet fillojnë pengohen. Në çështjet ekonomike fillojnë komplikimet.
10.Bricjapi - Do kthehen mbrapa në projekte, në çështje ligjore. Ka një lajm të mirë në ekonomi sepse do u hapet puna. Mund të kenë dypunësime. Por një njohje në punë mund t'i ngatërrojë punët.
9.Demi - Do kenë probleme me paratë, nuk do shohin një hapje të re. Në çështjet e dashurisë do kenë lidhje të fshehta që mund të sjellin probleme në çift.
8.Gaforrja - Do kenë një moment furtune, duhet të veprojnë me strategji për të fituar para. Në dashuri mund të kenë ndarje ose krisje.
7.Shigjetari - Do kenë një kthim mbrapa në mënyrën sesi e kanë menaxhuar ekonominë. Do luftojnë shumë në çështjet ekonomike. Do kenë kontrata dhe propozime. Por duhet të kenë kujdes në firmosje kontratash sepse mund të rezultojë e gabuar. Në dashuri kujdes nga njerëzit interesaxhinj, tha Meri, transmeton Xing.al.
6.Luani - Do merren me ligjin, me rregullat në punë. Do kenë lodhje me punën. Në dashuri do bëjnë njohje të mira. Por nuk duhet të futen në marrëdhënie të tjera nga mesi i majit e tutje.
5.Virgjëresha - E kaluara rikthehet në mendjet tuaja. Një projekt që nuk e keni realizuar do të rikthehet për ta rregulluar. Në dashuri do celebroni një marrëdhënie. Kujdes që këto deklarime të mos bëhen pas mesit të muajit.
4.Peshorja - Marrin një lajm të mirë ekonomik, ligjor ose bashkëpunime me jashtë. Në jetën personale do lidhen me dikë që jeton jashtë. Të mos marrin vendime për shpenzime ose udhëtime.
3.Akrepi - Do merren me projekte të rëndësishme. Pas mesit të muajit fillojnë ngatërresat. Në dashuri do jenë të konfuzuar nga njerëz që kthehen nga e kaluara. Në datë 9 me hënën e plotë do jenë shumë pasionat.
2.Ujori - Do çlirohen nga ajo pak liri që do marrin. Do dhurojnë dhe do marrin shumë dashuri. Në çështjet e teknologjisë dhe shkencës do bëhen disa kthime mbrapa që do ndikojnë edhe tek ta.
1.Binjakët - Komunikimi, informacioni dhe marrëdhënia me të tjerët do i nxjerrin nga një batak. Ndikimet pozitive do na vijnë nga Binjakët. Do marrin energji pozitive dhe në fund të muajit do gjejnë zgjidhje./Xing.al
