Vetëm pak kohë pasi e bënë publike, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në një rrëfim ekskluziv për revistën "Story".

Ajo shprehej se i ishte dashur të zgjidhte mes romancës dhe punës. Ditën e sotme Dafina ka publikuar këngën e saj të re, të titulluar "A je pendu" dhe fansat kanë aluduar se është dedikim për Dj Geek.

"A je pendu? Që s'na ka shku...unë e di që ty t'mundon, veç lem me shku", këndon Dafina. Pas publikimit të projektit muzikor ka reguar dhe ish-partneri. Ai ka publikuar në rrjete sociale një pjesë të këngës dhe shkruan: "Dëgjojeni, nuk do të pendoheni". Siç duket dyshja vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin.





