Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj prej ditësh janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Fotot e publikuara herë pas here në rrjete sociale i kanë nxjerrë zbuluar.

Dyshja po e kalojnë së bashku karantinën dhe nuk kanë munguar fotot nga i njëjti vend. Këtë të Premte Jonida ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto në një fushë të mbushur me lule të verdha.

Po ashtu dhe partneri i saj, Romeo ka publikuar foto nga i njëjti vend. Fotot tregojnë se dyshja nuk fshihen më dhe kanë zyrtarizuar kështu lidhjen. Kujtojmë se gjatë një interviste (Lexo këtu) Jonida ka folur dhe për dasmën. Ajo u shpreh është e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen.
View this post on Instagram









