Nga Shqipëria / E Premte 1 Maj 2020, 20:08

Rama prezanton planin e masave të mëtejshme lehtësuese

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi në profilin e tij të Instagramit të githa lehtësimet që do të ndodhin gjatë dy javëve të vazhdim. Këto masa janë bërë të ditura dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Rama ka njoftuar se janë shtuar zonat e gjelbërta: bashkia e Tropojës, Rrogozhinës, Peqinit, Belshit, Gramshit, Kuçovës, Beratit, Skraparit, Selenicës, Vlora, Pustecit, Cërrikut, Gramshit, Ura Vajgurore, Poliçanit, Maliqit, Mallakastrës. 

Po ashtu në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familje.

Masat e tjera përfshijnë:

-Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

-Do të hapen bizneset si: parukeri, berberë, klinika dentare, dyqane në qendra tregtare, me protokolle strikte sigurie.

- Zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 5:00 deri në 17:30.

-Të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

-Do të hapen shërbimet bar/restorant deri në orën 17:30 dhe vetëm në mjediset jashtë lokalit, me kushte strikte. Ndalohet rreptësisht çdo shërbim vrenda lokalit.

Rama ka njoftuar se nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht ky plan do të ndryshojë.