Nga Shqipëria / E Premte 1 Maj 2020, 18:06

Së shpejti në sheshin 'Nënë Tereza', dalin detajet e para nga recitali i Arilenës

Para pak ditësh këngëtarja Arilena Ara lajmëroi se shumë shpejt do të mbajë një koncert recital live të quajtur "Sounds Of Silence". Ajo publikoi në rrjete sociale një foto nga sheshi "Nënë Tereza", ku dhe do të mbahet koncerti.

"News31" ka zbuluar disa detaje të reja nga koncerti. Arilena do të performojë për gati 60 minuta këngët e saj më të suksesshme. Të gjitha këngët janë riorkestruar për t'iu përshtatur recitalit.

Koncerti recital do të organizohet në bashkëpunimin e Tvsh ku dhe do të transmetohet. Ende nuk dihet data por presim që Arilena ta zbulojë së shpejti.