Nga Shqipëria / E Premte 1 Maj 2020, 17:05

Tragjike/ Doli për të festuar fundin e karantinës, gruaja bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Një 31-vjeçare ka humbur jetën në Turqi teksa po pozonte për një foto. 31-vjeçarja e quajtur Olesya Suspitsyna ndodhje në zonën jug-perëndimore të Antalyas dhe po bënte foto majë një shkëmbi pasi në sfond ndodhej ujëvara.

Mirëpo Suspitsyna ka humbur ekuilibrin dhe ka rrëshqitur poshtë, në një largësi prej 35 metrash. Aksidenti ka ndodhur të Dielën dhe 31-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur me shoqen dhe për të festuar fundin e karantinës në qytet.

Shoqja e saj e tmerruar ka telefonuar urgjencën. Më vonë trupi i 31-vjeçares është gjetur nga ekipi lokal i shpëtimit.

Burimi: "Daily Mail"