Reperja e njohur Loredana publikoi së fundmi këngën më të re, të titulluar "Nicht verdien" në bashkëpunim me Capital Bra. Shumë nga fansat kanë aluduar se projekti i ri është një dedikim për Mozzikun.

"Sa herë kam luftuar për ne të dy? Sa herë më the bota është e jona? Sa herë e kam ulur kokën për ty? Kjo për ty ishte dobësi e ndërsa për mua respekt", këndon Loredana. Siç duket teksti i këngës flet për një histori dashurie që ka ardhur drejt fundit prandaj dhe shihet si dedikim për reperin.

Mirëpo vetë Mozzik-u nuk ka reaguar dhe aq mirë. Ai ka publikuar në Instastory një status me të cilin duket se hedh kunja ndaj Loredanës.
“Njerëzit që nuk kanë jetë gjithmonë do të tentojnë të krijojnë dramë me tënden”, shkruhet në statusin e tij.









