Nga Shqipëria / E Premte 1 Maj 2020, 13:01

Lajm i mirë: Dy qytete të mëdha të Shqipërisë shërohen nga Koronavirusi

Dy qytete të mëdha të vendit kanë dalë nga harta e Covid-19. Bëhet fjalë për Durrësin dhe Vlorën. Të dy qytetet nuk kanë tashmë asnjë pacient të sëmurë me koronavirus.

Ditën e djeshme u raportua se edhe Korça, një tjetër qytet i madh i vendit nuk kishte asnjë të sëmurë aktiv me virusin.

Gjithashtu kanë dalë nga harta Covid edhe Lezha, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra, të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 9 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 782 numrin e të prekurve.