Nga Shqipëria / E Enjte 30 Prill 2020, 14:02

5.500 viktima në Brazil nga Covid-19, habit Presidenti: Edhe çfarë?

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, më shumë se 5000 qytetarë kanë humbur jetën në Brazil. I pyetur nga gazetarët për bilancin e viktimave, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro habiti me përgjigjen e tij. 

"Edhe çfarë?", u përgjigj presidenti. "Më vjen keq. Çfarë do të bëj unë?", tha Bolsonaro.

Përgjigja e presidentit ka shkaktuar një zemërim të madh. 

"Bolsonaro nuk është thjesht një politikan i tmerrshëm dhe një president i keq, ai është një qenie njerëzore e neveritshme," tha politikani Marcelo Freixo.

"Emri im është Messias", u tha Bolsonaro gazetarëve, duke iu referuar emrit të tij të dytë, "Por unë nuk mund të bëj mrekulli", shtoi ai.

Djali i presidentit, Carlos Bolsonaro shkroi në Twitter se komentet e babait të tij po shtrembërohen nga gazetarët liberalë që kërkojnë të shkatërrojnë reputacionin e tij.