Nga Shqipëria / E Enjte 30 Prill 2020, 17:05

Ditëlindje në karantinë/ 30 vjetori e shtyn Evi Reçin të marrë një vendim: Sot kam vendosur...

Moderatorja e njohur Evi Reçi feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 30 vjeç dhe për ditën e saj të veçantë kishte menduar një festë të madhe pranë njerëzve të zemrës, me muzikë dhe me të qeshura. Mirëpo Koronavirusi dhe karantina i kanë prishur planet.

Pavarësisht të gjithave moderatorja shprehet se kjo kohë iu ka shërbyer njerëzve për t'u dashur dhe për t'u afruar më shumë. Evi ka publikuar në rrjete sociale një foto nga fëmijëria, ku shihet në një moshë të vogël dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Ajo shkruan se ka vendosur të mos rritet kurrë ndonëse sot ka mbushur 30 vjeç.

“Une jam Evi, dhe sot kam vendosur te mos rritem.
Sa bukur kur ben plane per daten 30 Prill dhe qe do te mbushesh 30 vjec, koincidence e bukur apo jo?
Do e festoje me njerezit e tu te zemres, nje feste me muzike dhe te qeshura. Por pandemia nuk pyet sa vjec mbush ti. Dhe mbyll kufi dhe perqafime. Por nuk mbyll shpresen sepse njerezit ne kete kohe u deshen me shume, u dashuruan me shume, u afruan me shume. Ashtu sic vendosa te bej dhe une me veten time: ta dua veten dhe ta dashuroj (me shume).

Jeta do cmenduri, nje Zot dhe dashuri. Une nuk do rritem kurre, do vazhdoj te ha ne mengjes cornflakes me qumesht tek tasi me micky mouse, do vazhdoj te ha vezen e cokollates per te pare lodren brenda, do vazhdoj te kendoj dhe te kercej ne dhomen time me kufje, kenget e viteve 90, do vazhdoj te strukem si bebe tek prehri i prindereve e mi qe per ata jam prap e vogel. Do te numeroj kohen mbrapsht. Mos me gjyko, sepse kam vendosur te mos rritem", ka shkruar Evi krahas fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EVI RECI (@evireci) on