Gazetari i njohur spanjoll Alfonso Merlos është përfshirë në një skandal i cili po bën xhiron e rrjetit. Ai po realizonte një intervistë drejtëpërdrejtë në Youtube nga shtëpia e tij dhe ndërkohë në sfond është shfaqur një vajzë nudo.

Shikuesit e kuptuan menjëherë se ajo nuk ishte e dashura e tij dhe zbuluan se ishte një reportere spanjolle 27-vjeçare, e quajtur Alexia Rivas. Merlos është akuzuar nga të gjithë për tradhëti ndaj të dashurës së tij, Marta Lopez, ndonëse ai ka insistuar se nuk ishin bashkë në momentin e incidentit.

Megjithatë Lopez ka treguar për mediat se ajo dhe Merlos ishin ende bashkë dhe e ka quajtur situatën "të turpshme". Për mediat ka folur dhe 27-vjeçarja Rivas, e cila është shprehur: "Ai më tha se ishte beqar. Ka tre javë që dalim me njëri-tjetrin."
Burimi: "Daily Mail"
