Që prej ditësh në media ka qarkulluar historia tronditëse e 17-vjeçares nga Saranda, e cila ka rënë pre e abuzimit seksual. Në pranga është vënë 72-vjeçari Bajram Tusha, i cili ka abuzuar me të miturën që kur ajo ishte në një moshë të vogël. Po ashtu gjatë emisionit "Fiks Fare" u bë e ditur se babai i sillte 17-vjeçares shokët në shtëpi, të cilët më pas abuzonin me të dhe e shfrytëzonin.
Tusha është vënë në përgjim nga policia dhe është dëgjuar të flasë në telefon me një ndër shokët e tij. Gjatë bisedës ai ka pranuar se ka abuzuar me 17-vjeçaren.
"Unë e hëngra…gabova, pranova gjithë fajin, i thashë vetëm një herë e kam fërkuar nga kofshët e vogla thashë, para ca vjetësh e më erdhi keq i thashë….Eee po ç’të thotë ajo pa nëpër shalë e fërkova…dhe unë se kam futur brenda i thashë…", është dëgjuar të thotë ai.
Kujtojmë se vajza ka marrë një urdhër mbrojtje nga prokuroria dhe është dërguar në një qendër rehabilitimi./ "ABC News"
