Ditën e sotme në media qarkulluan lajme se moderatorja e emisionit "Ftesë në pesë", Bieta Sulo punon si specialiste në Ujësjellësin e Tiranës. Madje u bë e ditur dhe paga e saj: 55 mijë lekë të reja.

Sipas "Revistës Who" ky lajm nuk është i vërtetë dhe Bieta është e angazhuar vetëm me programin "Ftesë në pesë". "Who" shkruan se Bieta ka qenë e punësuar për një periudhë afatshkurtër në Ujësjellësin e Tiranës por ka dhënë dorëheqjen në vitin 2018.

Kujtojmë se këtë të Enjte u bë e ditur se dhe gazetarja Mira Kazhani punon te Ujësjellësi. Ajo është këshilltare ekonomike dhe paguhet 83 mijë lekë.




