Nga Shqipëria / E Enjte 30 Prill 2020, 21:09

E trishtë/ Artisti shqiptar humb xhaxhain nga Koronavirusi

Make up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic ka bërë të ditur se ka humbur një person të dashur nga Koronavirusi. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai ka treguar se xhaxhai i tij ka ndërruar jetë dhe këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit.

Mario ka publikuar një foto të xhaxhait në profilin e tij të Instagramit, krahas së cilës shkruan: "U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua! Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë!"