Nga Shqipëria / E Enjte 30 Prill 2020, 19:07

Kur do të hapen baret dhe restorantet? Flet ministrja Manastirliu

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi pasditen e sotme planin e rihapjes së mëtejshme të vendit. Ajo deklaroi se duke filluar nga data 18 Maj do të vlerësohet hapja e bareve dhe restoranteve, për mjediset e hapura.

“Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha ministrja.