Pasditen e sotme ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi për qytetarët planin e hapjes së mëtejshme të vendit. Ajo bëri me dije se duke filluar nga data 11 Maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh si parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare.
"Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojme të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja”, u shpreh Manastirliu.
