Pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Bulagrec ka ndodhur një aksident. Shtetasi D.L ka aksidentuar me makinë një fëmijë 12-vjeç i cili po lëvizte me biçikletë.
12-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Korçës. Burime për "ABC News" kanë bërë me dije se drejtuesi i mjetit "OPEL", që ka përplasur vogëlushin, është punonjës policie në konisariatin e Maliqit. Në momentin e aksidentit ai ka qenë jashtë shërbimit.
Njoftimi
Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ "ABC News"
