Nga Shqipëria / E Enjte 30 Prill 2020, 15:03

Dorina Mema harxhon shuma të mëdha për qenin: Ha karkaleca dhe tartar si unë

Dorina Mema ishte e ftuar në një lidhje me Skype, me emisionin "Ftesë në 5", për të folur rreth kujdesit të kafshëve gjatë ditëve të karantinës. Gjatë emisionit, Dorina deklaroi se për qenin ka sakrifikuar dhe ka paguar shuma marramendëse. 

"Kur Boo ka qenë në spital kur e shkeli makina, kemi bërë një super punë, sakrificë, rreth 4 javë kam ndjenjur atje, kam fjetur tek spitali i qenve. Ka vajtur rreth 1500 euro fatura, por duhet ta shpëtoja. Për këtë qen paguaj gjithçka, për këtë qen grabis", tha Dorina.

Modelja e fitnesit tregoi se qeni i saj ha karkaleca dhe tartar si ajo. "Çfarë ha unë, ha edhe Boo", tha Dorina.