Nga Shqipëria / E Enjte 30 Prill 2020, 10:10

Rezarta Shkurta prezanton anëtarin e ri të familjes, e lumturon pafund të bijën

Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se familja e saj është shtuar me një pjesëtar të ri.

Rezarta ka filmuar vajzën e saj, Hera duke luajtur me një dele. Vogëlushja shfaqet shumë e lumtur duke vrapuar pas saj teksa Rezarta e filmon.

"Pjesëtari i ri i familjes", shkruan Rezarta duke na treguar kështu edhe pak nga shtëpia e saj ku është vetëkarantinuar me Ermalin dhe Herën gjatë kësaj periudhe.