Futbollisti i njohur i Juventusit, Paulo Dybala ka rezultuar për të katërtën herë pozitiv ndaj Koronavirusit, raporton CNN. Ai u infektua për herë të parë në muajin Mars dhe që atëherë është në karantinë.

Dybala kishte vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje të vazhdueshme por tani ai nuk shfaq asnjë simptomë. Megjithatë brenda gjashtë javëve të fundit ka rezultuar katër herë pozitiv.

Po ashtu partnerja e tij, Oriana është infektuar nga Koronavirusi dhe ende nuk është shëruar.

