Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama realizoi një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me qytetarët. Gjatë komunikimit të tij ai foli dhe rreth hapjes graduale të vendit.
Kryeministri u shpreh se nëse hapja e vendit ndodh të mënyrë të menjëhershme do të rrezikonim një përhapje të papritur të Covid-19. Ai tha se do të bëhet një analizë e thellë me ekspertët dhe me datë 11 Maj do të japin një vendim për korridoret ajrore dhe tokësore.
"Duhet të ruajmë qetësinë dhe duke përfituar nga fakti se jemi tërësisht të suksesshëm por duke patur parasysh që kjo mund të përmbyset nëse hapemi menjeherë, me këtë dua të them se në javën në vijim do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe do të diskutojmë hapjen e koridoreve ajrore dhe tokësore ku në 11 maj mund të kemi një vendim.
Është një korridor iu ngushtë ajror, nuk janë hapur të gjtha. Mbetemi në prooces për të lehtësuar disa biznese specifike sic janë berberët, parukierët, dentistët që janë më të rrezikuarit për transmetimin e infeksionit. Më pas do të vijojmë me qendrat tregtare ndërkohë që baret dhe restorantët më pas", u shpreh Rama.
