Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Prill 2020, 18:06

Masat lehtësuese/ Rama: Zgjerohet harta e zonave të gjelbërta

Pasditen e sotme në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me qytetarët foli rreth lehtësimit të masave. Ai tregoi se po punohet për një propozim të ri për zgjerimin e zonave të gjelbërta.

Deri më tani zonat e gjelbërta janë Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq si dhe Bashkia Divjakë por Rama u shpreh se ka dhe disa zona të tjera që i plotësojnë kriteret.

"Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret.

Por, disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes”, tregoi Rama.