Ditën e djeshme ministrja e arsimit Besa Shahini bëri me dije se shkolla do të hapet për maturantët dhe provimet do të mbahen mes 8 dhe 18 Qershorit. Mirë kjo, po me universitetet çfarë do të ndodhë?
Në një bashkëbisedim të drejtëpëdrejtë me qytetarët kryeministri Edi Rama ka treguar se nesër do të merret vendimi përsa i përket zhvillimit të procesit mësimor në universitete.
"Nesër Ministrja e Arsimit do të japë njoftimin se çfarë do të ndodhë me universitet", u shpreh Rama. Kujtojmë se ministrja Besa Shahini është shprehur më parë se në fund të ditës vendimin e marrin vetë universitetet.
