Këtë mbrëmje mjeku kardiolog shqipar në SHBA, Suljeman Çelaj ishte në një lidhje direkte për emisionin "Byro Politike" me gazetaren Juli Xhokaxhi. Çelaj është shefi i kardiokirugjisë në spitalin Sant Barbanas në Bronx, SHBA. Ai ka treguar se situata e Covid-19 në SHBA është duke u përmirësuar dhe kjo duket te rënia e fluksit në spitale.
Përsa i përket prodhimit të vaksinës, Çelaj shprehet se nuk beson që ajo të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm. "Të gjitha kompanitë janë të interesuara për ta zhvilluar dhe për ta pasur vaksinën sa më shpejt dhe të gjitha kompanitë janë në garë.
Interesimi është edhe që të shërojmë jetë e të krijojmë imunitet. Deri në fund të vitit të ardhshëm nuk besoj se do të kemi një vaksinë. Përveç nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tejkalon ndonjë pengesë edhe shohim, që është shumë e sigurt dhe nuk krijon dëme anësore. Ato janë me shumë rëndësi që të mos dëmtojmë njerëzit që do vaksinohen", u shpreh mjeku. / "ABC News"
