Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën një tjetër pacient me Covid-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Shkodra i cili ishte në gjendje të rëndë prej një muaji, me insuficiencë respiratore akute.
71 vjeçari me iniciale B.S ka ndërruar jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe është viktima e 31 nga Koronavirusi në vendin tonë. Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti, insuficienca kardiake, hipertensioni dhe anemia kronike.
