Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Prill 2020, 20:08

A mund të manipulohet numri real i viktimave nga Covid-19? Flet mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për "ABC News" me spikeren Fabiola Hoxha ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend. Ai u shpreh se kurba e rasteve me Koronavirus në vendin tonë ka formën e sharrës, nuk është as e sheshtë por nuk ka as pika shpërthimi ekstrem.

"Problemi është se jemi në një kurbë e cila varion në katër raste. Është një kurbë në formë sharre, nuk ka pasur kurrë kulme, por i bie të jetë diçka e dhëmbëzuar por pa shpërthime ekstreme.

Virusi është i pranishëm. Na tregon që duhet të jemi gjithmonë vigjilent. Tendenca e hapjes vjen nga fakti se numri i rasteve ka një tëndencë pozitive rënie në të gjitha vendet", u shpreh mjeku.

Gjatë komunikimit të drejtëpërdrejtë me gazetaren Hoxha, Kalo ka treguar nëse është e mundur që shifrat e viktimave nga Koronavirusi të manipulohen. Ai deklaroi se shifrat nuk mund të manipulohen kurrë.

"Numri i rasteve të konfirmuar nuk do të thotë se nuk ka  më shumë të ifnektuar sepse shumë njerëz janë asimptomatikë dhe vetëm studimet e mëvonshme do nxjerrin shifra më të sakta. Shifrat nuk mund të manipulohen kurrë.

Një gjë e tillë është e pamundur. Ka mënyra për t'u vërtetuar. Sa më shumë shtohet numri i testiemeve, aq më shumë plotësohet përqindja. Problemi kryesor është të mos testohen në testim ata që kanë simptoma dhe ata që kanë kontakte me personin e sëmurë apo edhe me kontaktin e personit të sëmurë", tha Kalo. 

Burimi: "ABC News"