Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Prill 2020, 19:07

'Si mundet një e vogël sa ty...', Besi i bën dedikimin më të ëmbël Ajkës

Çifti i njohur i Showbizit, Besi dhe Xhensila po i kalojnë më së miri ditët e karantinës në shoqërinë e vajzës së tyre Ajkës. Aktori është treguar shumë aktiv në rrjete sociale dhe ka ndarë vazhdimisht momente nga më të ëmblat pranë vogëlushes, siç ka bërë dhe së fundmi.

Besi ka publikuar në Instastory një foto të Ajkës në një fushë të mbushur me lule. Vogëlushja shihet duke ledhatuar një dele me dorën e saj të vogël. Keahas fotos aktori ka shkruar një dedikim të veçantë për të voglën e tij.

"Si mundet që një "e vogël" sa ty, të ma ngrohë shpirtin sa një diell? Si mundet që Zoti i madh, të ketë duar të vogla sa të tuat?", ka shkruar Besi.