Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Prill 2020, 18:06

Nuk na kishte shkuar mendja: Dafina Zeqiri zbulon talentin e saj të fshehur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri njëjtë si shumë personazhe të tjerë të njohur po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Së fundmi me anë të një postimi në Instastory ka treguar talentin e saj të fshehur dhe duhet të themi se nuk na kishte shkuar mendja.

Ajo ka zbuluar se ka luajtur në klarinetë në moshën 8-14 vjeçare. Po ashtu Dafina ka qenë pjesë e një orkestre private në Suedi. Këngëtarja ka ripostuar një foto nga "Bymoneyz", ku shfaqet duke i rënë klarinetës. shkruhet krahas fotos.

Kujtojmë se Dafina është komentuar shumë së fundmi përsa i përket jetës private. Ajo konfirmoi ndarjen nga Dj Geek vetëm pak kohë pasi e bënë lidhjen publike.