Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Prill 2020, 16:04

Ç'po na shohin sytë: Brenda vilës së Ermalit dhe Arianës në Brezovicë (Pamje)

Çifti shumë i dashur për publikun, Ariana dhe Ermal Fejzullahu po i kalojnë ditët e karantinës në shtëpinë e tyre në Brezovicë. Dyshja po tregohen shumë aktivë në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht foto dhe duke ndarë me ndjekësit rutinën e tyre.

Së fundmi Ermali ka zbuluar pamje nga vila e tyre dhe shihet se gjithçka është e kuruar deri në detaje. Këngëtari ka publikuar në Instastory disa foto ku zbulon se shtëpia e tyre është e veshur kryesisht nga ngjyra kafe.

Në një foto tjetër ai ka zbuluar një pjesë të shtëpisë ku është vendosur një piano e bardhë. Mbi të qëndrojnë dy portrete të bukura familjare. Kujtojmë se Ermali dhe Ariana u bënë prindër për herë të katërt në Shtator që vitit që lamë pas dhe në jetë erdhi vogëlushja Ana.