Historia e vogëlushit 3-vjeçar që u dhunua barbarisht nga njerku, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ditën e sotme bëhet e ditur se falë ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Traumës, ai tashmë ka kaluar rrezikun për jetën.
Në një lidhje skype për emisionin "Me zemër të hapur" në News24, halla e djalit tha se vogëlushi kur kishte folur për herë të parë, i ishte drejtuar mjekut: ‘xhaxhi mos më rrih’. Po ashtu ajo tha se ka komunikuar pak me nipin në telefon, përmes internetit.
"Fola pak me kamer me djalin, mundohej të fliste pak. Ta ndihmojmë atë fëmijë që ta kalojë atë traumë. Fola me mjekun dhe fëmija thoshte: mos më rrihni! Ato që deklarova për dhunën në familje mi ka pohuar vetë. Nëna nuk mohohet asnjëherë", tha halla.
Aktualisht Alfred Kazanxhi qëndron pas hekurave. Ai akuzohet për keqtrajtim të të miturit, por nuk ka pranuar krimin dhe tha se fëmija kishte rënë nga krevati.
Burimi: balkanweb.com
