Djali i presidentit Ilir Meta, Besari feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç. Në këtë ditë të veçantë presidenti ka zgjedhur ta surprizojë djalin me një urim publik në rrjete sociale.

Meta ka postuar një foto ku babë e bir, të veshur kuqezi shfaqen të përqafuar teksa i buzëqeshin njëri-tjetrit.

"Edhe 100 pranvera! Gjithmonë kuqezi!", shkruan Meta krah fotos.
Besari është djali i vetëm i familjes Meta. Ai prej disa vitesh jeton jashtë për shkak të studimeve.

