Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 11:11

Sherri në Fast Food/ Punonjësi i kërkoi pagën e luftës, pronari i ngul thikën

Kanë dalë në dritë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në zonën e Myslym Shyrit, ku një i ri mbeti i plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për "BalkanWeb" se plagosja e 23-vjeçarit ka ndodhur pas një sherri për pagën.

23-vjeçari R.Sh, punonte në Fast Food dhe ishte paraqitur në biznes për të marrë rrogën, por pronari nuk ia kishte dhënë. Në debate e sipër ai ka kërkuar me ngul që të ishte mes përfituesve të pagës së luftës, pasi theksonte se i takonte.

Pasi janë konfiktuar verbalisht dhe më pas me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur.

23-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: Balkanweb.com