Albana Osmani i ka munguar ekranit kohët e fundit. Moderatorja ka qenë e përkushtuar me fondacionin ndërkombëtar "Ti je një Luledielli" dhe me dizenjimin e çantave. Por së shpejti Albana do të rikthehet në ekran dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo.

Moderatorja ishte në një lidhje direkte me emisionin "Vizioni i pasdites", dhe gjatë bisedës me Evi Reçin, Albana pohoi se mund të jetë shumë pranë me të. Kështu kanë nisur aludimet se Albanën do e shohim në ekranin e Vizion Plus.

Ende nuk dihet se me cilin format do të rikthehet moderatorja, por gjithçka mbetet të zbulohet nga vetë ajo në vazhdim.


