Ka ndërruar jetën në mesditë, një grua 87-vjeçare, në spitalin e Fierit. "Abc News" raporton se pak kohë më parë 87-vjeçarja kishte dalë pozitive me koronavirus së bashku me bashkëshortin. Gruaja kishte arritur ta fitonte betejën ndërsa bashkëshorti kishte ndërruar jetë. Sot e moshuara ka ndërruar jetë 15 ditë pas burrit, për shkak të sëmundjeve të tjera.
Të afërmit pohojnë për "Abc News" se gruaja vuante edhe nga zemra. Ata shprehen se e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur bashkëshorti i vdiq dhe e kishin transferuar në spitalin e Fierit për të qendruar nën kujdesin e mjekëve, edhe pse rezultoi e shëruar.
Gruaja doli negative pas tamponeve të kryer në spitalin Infektiv dhe për këtë arsye doli nga spitali e shëruar dhe u transferua ne Fier. Që nga dita që mberriti në Fier ka qendruar nën kujdesin e mjekëve duke qene se kishte probleme shëndetesore te tjera, nga zemra, probleme me frymëmarrjen.
Burimi: abcnews.al
