Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 20:08

Universiteti i Mjekësisë mbyll vitin akademik, ja si do zhvillohen provimet

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka marrë një vendim lidhur me ecurinë e vitit akademik. Në njoftimin e publikuar thuhet se ky vit akademik do të quhet i mbyllur.

Studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit me dëshirë të seancave të prapambetura më vitin e ardhshëm me grupet e rregullta mësimore.

Sa u përket provimeve Universiteti i Mjekësisë thekson se ato do të zhvillohen me shkrim duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19 ose në formën online.