Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 22:10

E pamposhtur/ 101 vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll, mposhti kancerin, tani edhe koronavirusin

Angelina Friedman është 101 vjeç dhe jeta e saj është si një film. Ajo i ka mbijetuar grupit spanjoll, mposhti betejën me kancerin dhe tani triumfoi edhe ndaj koronavirusit. Familja e ka cilësuar Angelinën një heroinë.

Angelina mësoi se ishte prekur nga koronavirusi javë më parë, kur shkoi në spital për një kontroll rutinë. Ajo qëndroi për disa ditë në spital dhe më pas rezultoi negative në testet e fundit. 

Vajza e Angelinas, Merola, u shpreh se nëna e saj vuante nga ethet, por për asnjë moment nuk kishte probleme me frymëmarrjen.

"Ajo është një heroinë e vërtetë, ka kaluar shumë sfida në jetë dhe prapë është këtu me ne. Vazhdo mamush, ti do jetosh më shumë se ne", u shpreh e bija.

Mosha e madhe e të moshuarës, është si rezultat i trashëgimisë, sepse ajo thotë se të gjithë në familjen e saj kanë vdekur të paktën 95 vjeç, përveç një xhaxhai që e “theu” këtë rregull.