Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 20:08

E turpshme/ Gazetari del live për të raportuar, kamera e filmon pa pantallona

Gazetari i televizionit amerikan ABC News, Will Reeve ka kaluar një moment të turpshëm para kamerave. Reeve doli live gjatë edicionit të lajmeve për të raportuar në lidhje me farmacitë që po përdorin drone për të dhënë ilaçet tek pacientët. 

Gazetari kishte veshur këmishë e xhaketë, por në një moment kamera e filmon dhe poshtë, ku shihet se ai ishte pa pantallona. 

Transmetimi direkt po zhvillohej nga shtëpia e Reeve kështu që ishte e qartë se gazetari ishte veshur sa për në kamera. 

Përdoruesit në Twitter kanë nisur të bëjnë shaka me pamjet nga transmetimi direkt i edicionit në ABC News. Gjithashtu edhe Reeve iu bashkua shakave duke ironizuar veten për këto pamje.