Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 19:07

E fundit/ Hapen shkollat për maturantët, Besa Shahini zbulon planin e ri

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një lidhje direkte në Facebook ka shpalosur planin si do të mbyllet viti shkollor 2019-2020. Shahini njoftoi se janë 4 elementë të rëndësishëm që do të zbatohen dhe një ndër to është hapja e shkollave për maturantët. 

"E para ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020. E dyta provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes 8 dhe 18 qershorit. Kjo na jep kohë që të përgatisim edhe diplomat. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Provimet e lirimit nuk mbajnë të njëjtën peshë si të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin në shkollë. 

E treta, në mënyrë që provimet e maturës të jenë sa më të drejta, kemi vendosur të hapim shkolla vetëm për maturantët. Shkollat do hapen nga 18 maj deri 5 qershor. Gjatë kësaj kohe do të punohet vetëm për lëndët e maturës shtetërore. 

E katërta ka të bëjë me mësimin nga shtëpia, i cili do të vazhdojë deri  ne fund te majit per nxenesit nga klasa 1 deri 11. Hapja e pjesshme e shkollave per maturantet do te realizohet duke zbatuar regullat e distancimit social", tha Shahini./Xing.al