Nga Shqipëria / E Martë 28 Prill 2020, 18:06

Sytë zemra: Ajka e Besit dhe Xhensilës është rritur kaq shumë

Xhensila, Besi dhe Ajka po e kalojnë ditën e sotme pranë detit. Xhensila ka vendosur të publikojë disa fotografi shumë të ëmbla teksa shijon pamjen me vajzën në krahë.

Nga fotot shihet se Ajka është rritur kaq shumë dhe madje tani vishet shumë me stil si një vajzë e rritur, me xhinse, xhup të kuq dhe çizme.

"O lule e bukur e gjakut tim...", shkruan Xhensila krah fotove që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve. 

Kujtojmë që Xhensila dhe Besi e prezantuan për herë të parë Ajkën me publikun vitin e kaluar në 1 vjetorin e ditëlindjes së saj.