Ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë aktorja e njohur e realityshow-t "Little Woman", Ashley Ross. Lajmin e ka bërë të ditur publicistja Liz Dixon për CNN, e cila tha se Ross nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ross u përfshi në një aksident në Atlanta rreth orës 11:00 të ditës së diel. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe humbi jetën të hënën.

Ashley Ros ishte 34 vjeç. Ajo u bë shumë e njohur nga realityshow "Little Woman", ku njihej me emrin Minnie.
Familja ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë.

