Modelja e fitnessit, Dorina Mema e ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit", gjatë intervistës tregoi se ka stërvitur personazhe mjaft të njohur publik, mes tyre dhe Kejvina Kthellën. Dorina u shpreh se Kejvinën preferon të mos e ketë më në palestër, sepse i huton klientët.

"Kejvinën e kam stërvitur, nuk e marr se huton palestrën. E duan, e duan vërtet Kejvinën, e duan. Kejvinën e kam stërvitur, është në Amerikë. Le ta lemë në Amerikë, në Hollivud", tha Dorina.

Pas kësaj deklarare, Kejvina ka reaguar me një postim në Instagram ku shkruan: "Si më përzure kshu", duke e shoqëruar me zemra dhe emoji duke qeshur e duke treguar se ajo dhe Dorina gëzojnë shoqëri shumë të mirë.







