Policia ka arrestuar një të dënuar i cili pasi ka përfituar lejen e përkohshme për të qëndruar në shtëpi për shkak të koronavirusit, por e ka thyer këtë masë.
Një burim pranë policisë për gazetaren Anila Hoxha, tha se shtetasi u kap në rrugën Myslym Keta. 42 vjecari, u kontatua nga një patrullë e komisariatit numër 4, që i kërkoi shkaqet se përse kishte dalë nga shtëpia dhe nëse posedonte apo jo një leje për thyerje karantinimi.
I riu nuk kishte asnjë leje liridalje dhe policët janë bërë gati t’i vendosin gjobë. Sapo i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, qytetari ka treguar identitetin dhe tha se ishte një nga të dënuarit që kishte përfituar qëndrim të përkohshëm në shtëpi nga Covid 19. Pas verfikimeve policia e ka arrestuar për largim nga vendi i qëndrimit.
Burimi: top-channel.tv
